​Vdes Delia Fialio, skenaristja e "Cassandra" dhe "Esmeralda"

Mediale Vip

​Vdes Delia Fialio, skenaristja e "Cassandra" dhe "Esmeralda"

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:59
Delia Fialio

Skenaristja kubane Delia Fialio, e cila konsiderohet "nëna e telenovelave" dhe autorja e telenovelave të hitit si "Cassandra" dhe "Esmeralda", ndërroi jetë në Majami në moshën 97-vjeç, njoftoi familja e saj.

Themeluesja e këtij lloji të telenovelës romantike shumë të popullarizuar të Amerikës Latine deklaroi në vitin 2018 se dëshiron të mbahet mend si një person i dashur.

Delia Fialio la gjurmët e saj në kulturën popullore të Amerikës Latine në gjysmën e dytë të shekullit 20.

Ajo e filloi karrierën e saj në vitin 1950 me një telenovelë në radio dhe shkroi skenarin e saj të parë për televizionin shtatë vjet më vonë.

Ajo bashkëpunoi me televizionin venezuelian pasi u largua nga Kuba dhe u transferua në Majami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat