Ariana Grande ju thotë “mirupafshim” flokëve të gjatë

Mediale Vip

Ariana Grande ju thotë “mirupafshim” flokëve të gjatë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:50
Ariana Grande

Ariana Grande i ka thënë “thank u, next” flokëve të gjatë dhe ka bërë një ndryshim drastik në pamje. Ajo ka prerë flokët shkurt si kurrë më parë, në modelin bob me gjatësi mbi shpatulla. Me stinën e verës, Ariana ka vendosur të freskojë totalisht pamjen e saj dhe tani duket shumë ndryshe nga më parë.

Ajo publikoi një video në Instagram, ku kishte vendosur në kokë edhe një kapele në formë kove, që këtë vit ka qenë trend kryesor. Menjëherë pas publikimit të saj të gjithë njerëzit shpërthyen në komente, duke e komplimentuar Ariana-n për modelin e ri të flokëve dhe zgjedhjen e kapeles.

Kujtojmë se në jetën e Ariana-s ka pasur ndryshime të shumta këto kohë. Para pak javësh artistja e famshme zbuloi se ishte martuar me të dashurin e saj prej shumë kohësh, Dalton Gomez.

Para pak ditësh Ariana Grande i surprizoi të gjithë teksa ndau me miliona ndjekësit në Instagram foto nga martesa e saj me Dalton Gomez. Ajo zbuloi pamjet e mahnitshme të ambienteve ku u zhvillua ceremonia dhe na la pa fjalë me magjinë që e karakterizonte këtë ditë kaq të veçantë për këngëtaren. Por mbi të gjitha ndjekësve të këngëtares ju tërhoqi vëmendjen thjeshtësia e saj, që e bënte të dukej një nuse shumë origjinale dhe të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat