Arilena Ara zbulon projektin më të rëndësishëm të karrierës

Mediale Vip

Arilena Ara zbulon projektin më të rëndësishëm të karrierës

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 19:56
Arilena Ara

Arilena Ara është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar.

Këngëtarja ka surprizuar fansat e saj me lajmin që sapo ka zbuluar në rrjete sociale. Arilena ka gati albumin e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj.

Ai do të vijë me titullin “POP ART” dhe pritet të publikohet së shpejti.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja do të vijë me dy superbashkëpunime. Ajo është bërë bashkë me Dafina Zeqirin ndërkohë që ka gjithashtu dhe një bashkëpunim me Noizy-n që është planifikuar të publikohet i pari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat