Can Yaman i lumtur me Dilettën, flet nëna e tij për nusen

Mediale Vip

Can Yaman i lumtur me Dilettën, flet nëna e tij për nusen

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 23:35
Can Yaman dhe Diletta Leotta

Can Yaman dhe Diletta Leotta së shpejti do i japin fund beqarisë.

Aktori dhe prezantuesja po shijojnë pushimet në Bodrum përpara se të nisin me organizimin e dasmës. Çifti ndodhet së bashku me familjarët dhe nëna e Canit i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për nusen e ardhshme.

“Ajo është një vajzë shumë e ëmbël, shumë miqësore, gjithmonë e qeshur. Djali im është i lumtur me të”, tha nëna e aktorit.

E pyetur për dasmën, ajo u përgjigj: “Hapi i parë është ndërmarrë, unazat e fejesës janë vendosur. Shpresojmë, dasma do të ndodhë vitin e ardhshëm. Ata e dinë se ku dhe si ta bëjnë vetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat