Mozzik ka gati surprizën e radhës për fansat

Mediale Vip

Mozzik ka gati surprizën e radhës për fansat

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 07:04
Mozzik

Mozzik është një prej reperëve më në zë të momentit, i cili ka sjellë herë pas here projekte të reja muzikore.  Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit postime nga përditshmëria e tij. Së fundmi ai ka lajmëruar fansat nëpërmjet një postimi në Instagram se ka një surprizë për ta.

Pas një jave reperi do të publikojë këngën e tij më të re, të titulluar “Dashni me Fotoshop”.

“Sit bohet e premte, sit him n’diten e 9 korrikit n’ora 00:00 , e kom 1 torte te mire per krejte juve 

Da shni me Fotoshop ”, ka shkruar reperi krahas imazhit të shkëputur nga klipi i këngës.

Para pak ditësh, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit. Kënga me titull “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat