Vesa Luma dhe Big Basta bëjnë bashkë shqiptarët në fund të botës

Mediale Vip

Vesa Luma dhe Big Basta bëjnë bashkë shqiptarët në fund të botës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:07
Vesa Luma dhe Big Basta

Ku ka shqiptarë flitet shqip e këndohet shqip, edhe në fund të botës të jesh.

Kështu, Vesa Luma dhe Big Basta që ndodhen në Zelandën e Re, kanë bashkuar të gjithë shqiptarët dhe kanë mbajtur një super koncert, ku kanë kënduar në shqip dhe e kanë ndezur atmosferën.

Në rrjete sociale, Vesa ndau super krenare pamjet nga organizimi i tyre, duke na i bërë zemrat mal të gjithëve.

“Nata e kaluar ishte e mrekullueshme! Faleminderit shqiptarët e mi, ia dolëm edhe në fund të botës! Nata e pare ever e cila i mbledhi te gjithe shqipfolsit ne Zelande! S’mund të isha më krenare.”- shkroi ajo krahas postimit.

Në 1 korrik, Big Basta festoi ditëlindjen dhe Vesa i bëri një postim shumë emocionues në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat