Valdrin Sahitin nuk ka emocion më të madh

Mediale Vip

Valdrin Sahitin nuk ka emocion më të madh

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 06:23
Valdrin Sahiti me familjen e tij

Me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes në muajin shkurt, stilisti Valdrin Sahiti zbuloi se ata do të bëhen prindër për herë të dytë. Valdrini ndau në rrjete sociale një foto me Editën dhe vajzën e tyre, Bellën dhe tregoi se për pak muaj ata do të bëhen 4.

“Urime ditëlindja për dashurinë tonë të jetës… faleminderit që na don e na duron të dyve çdo ditë, me kërkesa e ankesa… e falemindert shumë që kësaj fotografie shpejt ki me ja shtu dhe një bebe. Dashnia 100”, shkroi Sahiti.

Më pas u mësua se çifti do të bëhen sërish prindër të një vajze. Bebushja e dytë është rrugës dhe për pak javë mund të vijë në jetë. Për këtë rmoment kaq të rëndësishëm në jetë, Valdrini ka stiluar një fustan posaçërisht për bashkëshorten e tij dhe i ka dedikuar disa fjalë shumë të ëmbla.

“Ju e njihni këtë vend shumë mirë. Është pikërisht vendi ku punoj me kukullën që ju bën të ëndërroni çdo ditë. Lumturia e sotme ishte që të punoja me këtë grua të mrekullueshme që duket si kukull, që do të sjellë në jetën time një tjetër dashuri. Nuk mund të jem më i lumtur se kaq me këto 3 kukulla në jetën time! Uroj që vajzat e mia të jenë të lumtura dhe të bukura si nëna e tyre që më mbështet mua çdo ditë. Të dua mama!”, shkruan Valdrini përkrah fotove të Editës.

Valdrin Sahiti ka veshur emrat më të njohur të artistëve në mbarë botën, por me siguri ky duhet të jetë momenti më emocionues në karrierë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat