Aktorja thotë se ka vjedhur kur ishte varfër

Mediale Vip

Aktorja thotë se ka vjedhur kur ishte varfër

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 07:16
Amanda Holden

Amanda Holden ka treguar se ishte nxitur të vidhte ushqime kur ishte fëmijë nëse familja nuk kishte mjaftueshëm para në pushime.

Duke folur në podcastin e Alan Carrit “Life’s Beach”, anëtarja e jurisë së emisionit “Britain’s Got Talent” ka rikujtuar kohën kur nëna e saj u kishte thënë asaj dhe motrës që të mos hanin mëngjes pasi nuk kishin mjaftueshëm para.

Amanda ka treguar se e ëma u kishte thënë se nëse donin të hanin mëngjes do t’ju duhej ta vidhnin.

Duke diskutuar me Alanin, Amanda ka thënë: “I shpenzonim të gjitha paratë në pushime dhe nëna na tha se nuk mund të hanim për mëngjes qumësht dhe tërshërë. Dhe më tha: ‘Amanda, nëse do të hash mëngjes, duhet ta vjedhësh’”.

Më pas ylli me shaka tha: “Nëna ime do të më vrasë që tregova për këtë gjë”.

Amanda e ka shprehur zemërimin e saj që është dashur të paguajë 2,500 funte për t’u testuar për COVID-19 së bashku me familjen e saj, kur u nisën për Portugali në fillim të këtij viti.

Personaliteti televiziv ka shtuar se është me fat që ka mundur të paguajë për testet private.

Sidoqoftë, ajo i ka thënë Alanit se beson se britanikët e tjerë, që nuk janë aq me fat, po shfrytëzohen. Amanda ka thënë se ajo dhe familja e saj ia kanë dalë të rikthehen nga Portugalia para se ajo të kalonte nga zona e gjelbër në zonën e verdhë më 8 qershor.

Kur është pyetur nëse ia ka vlejtur që ka paguar 2,500 funte për teste, Amanda i ka thënë Alanit: “Ia vlejti sepse ishim në gjendje të iknim si familje, por shumë njerëz nuk mundën. Por, nuk do të paguaj më kurrë kaq shumë”.

Portugalia është një nga vendet që Qeveria e ka vendosur në listën e vendeve të zonës së verdhë, sipas masave për udhëtime.

Kështu që, kushdo që kthehet në Mbretërinë e Bashkuar nga një vend që është në zonën e verdhë duhet ta bëjë një test të koronavirusit para se të largohet nga Mbretëria e Bashkuar, të rezervojë dhe të pgaujë për testet e udhëtimit të ditës së dytë dhe ditën e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat