“Për ty”, Olta Boka i dhuron një këngë bashkëshortit për ditëlindje

Mediale Vip

“Për ty”, Olta Boka i dhuron një këngë bashkëshortit për ditëlindje

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 07:41
Olta Boka

Këngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka ka publikuar këngën e radhës, që ja kushton bashkëshortit si dhuratë për ditëlindjen e tij.

Kënga e titulluar “Për Ty” bazohet në historinë e vërtetë të jetës së këngëtares dhe është një himn dashurie për çiftin që pak kohë më parë u bë me një vajzë.

Olta Boka është e njohur në tregun muzikor shqiptar prej vitesh tashmë.

Në 2008-n ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong me këngën “Zemrën e lamë peng”, ndërsa është vlerësuar me disa çmime brenda dhe jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat