Shqipe Rexha rrëfen si është ndarë nga bashkëshorti: Ai shkonte tek hoxha se me demek unë isha e sëmurë

Mediale Vip

Shqipe Rexha rrëfen si është ndarë nga bashkëshorti: Ai shkonte tek hoxha se me demek unë isha e sëmurë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:48
Shqipe Rexha

Konkurrentja e “Për’puthen +40”, Shqipe Rexha tregoi se kur ka qenë e martuar ka jetuar në një familje shumë të madhe, e ku gjithçka ishte shumë mirë. Por gjërat ndryshuan me kalimin e viteve. Shqipja rëfeu se si nisi dhuna nga ish-bashkëshorti i saj e më pas edhe nga kunata.

“Vjehrri vjen nga puna me disa shtiza dhe ja jep vajzës së vogël.  Unë ja heq dhe i them se nuk janë lodra. Ai ia jep sërish, unë prapë ja largoj. Të tretën herë vjehrri i mori dhe ja dha. Unë i hodha nga korridori në bahçe, me idenë që kjo nuk është një lodër. E për këtë vjehrri shkon te im shoq që po bënte dush, që të vinte që të shikonte se çfarë ndodhi. E aty më gjuajti. Kur më gjuajti ishte vjehrri, gjyshi dhe nënëdaja. Ata më panë se çfarë bëra unë. Më pas më ka gjuajtur edhe herë të tjera”, tregon Shqipja.

Kjo e fundit rrëfen se në vitin 1992 ka kërkuar që të ndahen, por nuk ka pranuar Prokuroria. Kjo e fundit është shprehur se ata nuk kishin shkaqe që të ndaheshin.

“Im shoq kishte shkuar te një hoxhë se unë isha e sëmurë, por unë edhe sot jam për bukuri. Im vëlla më thotë, ne në kanë bërë magji. Unë u ndave, ti u ndave, motra u mbyt dhe la një djalë. Ishim një familje e mrekullueshme. Por nuk jam me këtë mendim që na kanë bërë magji”, vijon konkurrentja e “Për’puthen”.

Rexha shton se ajo është ndarë nga bashkëshorti në vitin 1996 dhe gjatë asaj kohe është dhunuar nga kunata e saj.

“Ishte vjehrra dhe kunata në shtëpi. Kjo e fundit më gjuajti në sy. Më tha ke çuar vëllain në polici. Mua më rrjedh syri gjak e shkoj sërish në polici e nga aty në spital. Nuk arrita dot që ta gjuaja. Një motër kishte burri. Kam kaluar shumë bukur, por kunata bënte ligjin”, përfundon Shqipja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat