“Je dhjamosur shumë, do të të fus në dietë”, abuzimet e të atit me Britney-n

Mediale Vip

“Je dhjamosur shumë, do të të fus në dietë”, abuzimet e të atit me Britney-n

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 18:07
Britney Spears

Burime pranë familjes së Britney Spears pohuan për Daily Mail se mes këngëtares dhe të atit, Jamie Spears, zor se do të ketë pajtim.

Pasi mori dritën jeshile të gjykatës, tani mesohet se babai e ka ofenduar Britneyn duke i thënë se “është dhjamosur shumë”, dhe se “është një nënë e tmerrshme. “Unë e bëra yll vajzën time”, i ka thene ai plot arrogancë një mikeshe të familjes, Jacqueline Butcher.

Duke folur për të përditëshmen The New Yorker, Butcher kujtoi sesi edhe në 2008-tën, kur Jamie e shtroi për herë të parë të bijën në një klinikë psikiatrike, ai i ka thënë:

“E dashur, je shëndoshur shumë. Babi do të të fusë në dietë, do të të marrë një trajner dhe do të rikthehesh përsëri në formë”.  

Britney shprehj në deklaratën e saj përpara gjykatës se i ati i kontrollon jetën „100.000%” dhe ajo është e traumatizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat