Pas betejës me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta aktori i njohur

Mediale Vip

Pas betejës me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta aktori i njohur

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 23:52
Robert Downey

Aktori dhe kineasti i njohur, Robert Downey ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur djali i tij, aktori Robert Downey Jr., përmes një postimi në Instagram, duke njoftuar se i ati ka vdekur të martën që shkoi, teksa po flinte në shtëpinë e tij në New York.

Ai ishte i diagnostifikuar me sëmundjen e Parkinsonit qe më shumë se pesë vjet.

“Ai ishte një kineast i vërtetë. Sipas kalkulimeve të njerkës sime, ata ishin të lumtur bashkë në një martesë e cila zgjati për më shumë se 2,000 vjet”, ka shkruar Downey Jr.

Downey u bë i njohur në Hollywood me fimat “Putney Swope” dhe “Greaser’s Palace”. Ai po ashtu ka aktruar në filmin “To Live and Die in L.A.”.

Regjisori, aktori, producenti dhe shkrimtari ishte burri i autores bestseller Rosemary Rogers.

Downey Sr. arriti sukses të hershëm gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë dekada si shkrimtar dhe regjisor i filmave të pavarur që ofruan komente mbi epokën dhe kontribuan në lëvizjen e kundërkulturës.

Pasi mori vëmendje për vepra të tilla si “Balls Bluff” të vitit 1961 dhe “Babo 73” të vitit 1964, profili i Daunit u ngjit me publikimin e vitit 1969 të “Putney Swope”, një koncept satirik në industrinë e reklamave të New York City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat