Një vit nga vdekja e Naya Rivera

Mediale Vip

Një vit nga vdekja e Naya Rivera

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:21
Zoran Zaev

Ishte 8 korriku i vitit të kaluar kur aktorja Naya Rivera mori një varkë dhe do lundronte në liqen me djalin e saj 4 vjeç. Disa orë më vonë djali u gjet në gjumë, i vetëm në varkë, kurse Naya pas disa ditësh.

Aktorja 33-vjeçare u gjet e mbytur. Sot rikujtojmë një leksion jete, edhe pse e Naya-s zgjati pak.

“Të gjithë na kanë lënduar më fjalë më parë. Prandaj, para se të flasësh, mendo se si fjalët e tua mund të ndikojnë te dikush tjetër. Me njerëzit ji i mirë. Bëj dhe jep më të mirën që mundesh. Ama në fund mos bëj kompromis për askënd tjetër veç vetes. Gjithmonë do të ketë gjëra që nuk të pëlqejnë tek vetja ose arsye për ta krahasuar veten me të tjerët, por është më mirë të doni veten.

E di që vajzat në industrinë e kinematografisë sidomos kanë probleme me çështjet e vetëvlerësimit sepse ekziston fiksimi pas përsosmërisë. Ju dëshironi t'i kënaqni të gjithë, sepse nëse nuk e bëni, nuk do të fitoni punën. Gjithmonë është dikush më i bukur, më i zgjuar ose një aktor më i mirë se ju. Kjo përsosmëri mund t`ju marrë gjithë jetën nëse e lejoni. Ju duhet të kënaqeni me veten. Pastaj, nëse e fitoni punën, është një bonus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat