Marka e njohur rikthen sërish çantën ikonike të princeshës Diana

Mediale Vip

Marka e njohur rikthen sërish çantën ikonike të princeshës Diana

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 09:41
Diana

Diana u vesh me “Gucci”, shumë vite përpara se kjo e fundit të bëhej një brand kryesor i modës në botë. Princesha zgjodhi në vitet 80’ dhe 90’ për të udhëtuar me një çantë, e cili asokohe u quajt “çanta e Dianës”.

Për nder të kujtimit të princeshës, e cila do të mbushte 60 vjeç më 1 korrik, shtëpia luksoze e modës lëshoi ​​një kopje të rinovuar të aksesorit të saj të preferuar.

Nën vizionin e drejtorit krijues të Shtëpisë Italiane, Alessandro Michel, Gucci Diana i ri, i disponueshëm në mini, madhësi të vogël dhe të mesme, ka doreza bambu dhe vjen në blu pastel, rozë, të zezë, kafe dhe të bardhë.

Ky aksesor i ri është në dispozicion nga kompania italiane nga 6 korriku.

Kujtojmë se për nder të Dianës, po ashtu edhe ish-Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit e SHBA-ve, Hillary Clinton, e ka kujtuar me fjalë mjaft emocionuese princeshën e ndjerë dhe shumë të dashur për popullin.

“Unë jam duke menduar për princeshën Diana, e cila do të mbushte 60 vjeç sot. Kur e takova në Shtëpinë e Bardhë si zonjë e parë, kujtoj se ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë”, ka shtuar Hillary krahas fotos me princeshën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat