Ola zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Murati

Mediale Vip

Ola zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Murati

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 10:06
Ola dhe Murati

Dolën çift nga programi dhe u “zhduken” nga çdo dalje televizive duke mos zbuluar asgjë se çfarë po ndodh mes tyre.

Ndjekësit dhe mediat kohë pas kohe shkruanin për një krizë mes tyre por vetëm mbrëmë në Top Arena, protagonistja foli vet për herë të parë.

Ola e ftuar përballë Antonelës në Top Arena konfirmoi se ajo dhe Murati nuk janë më bashkë.

Image

Ish-konkurrentja tha se pas daljes nga programi u përballën me realitetin dhe janë distancuar dhe arsyeja konkrete është një hatërmbetje e Muratit.

“Nuk jemi bashkë. Mendoj se ka një qejfmbetje nga ana e tij, gjë që nuk ma ka shprehur prandaj nuk flasim. Mendoj i ka ngelur qejfi nga ndonjë video që kam hedh në rrjete sociale gjë që ndodh në imagjinatën e tij se nuk ka asgjë reale. Ai nuk ka kërkuar sqarime prandaj dhe unë nuk ia jap. Të kishte dashur do të më kishte pyetur”, tha mes tjerash Ola.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat