Capital T ka gati këngën e re

Mediale Vip

Capital T ka gati këngën e re

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 14:19
Capital T

Reperi kosovar është aktivizuar shumë me projekte në sezonin e verës, kjo padyshim për të mos iu munguar fansave të tij besnikë, të cilët me padurim i presin këngët e tij.

Sot vet ai ka njoftuar në Instagram se kënga e tij e re është gati, “Buzëqeshje” do të publikohet nesër
në ora 17:00.

Të veçantë projektin e këngëtari e ka bërë pjesëmarrja e moderatores shqiptare Nevina Shtyllës, ku ditë më parë u aludua një lidhje e mundshme mes saj dhe reperit.

Gjeneza e këtyre thashethemeve filloi nga foto që publikoi reperi bashkë me Nevinën, e tani doli në pah e vërteta rreth fotos që i bëri bashkë dyshen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat