Theu karantinën për ndeshjen e Anglisë, Mick Jagger gjobitet 10 mijë paund

Mediale Vip

Theu karantinën për ndeshjen e Anglisë, Mick Jagger gjobitet 10 mijë paund

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 06:27
Mick Jagger

Këngëtari i Rolling Stones, Mick Jagger, i cili gjithmonë ka qenë tifoz i futbollit dhe tifoz i Arsenalit, ka shkelur karantinën për të shkuar në Wembley për të parë gjysmë-finalen e Kampionatit Evropian midis Anglisë dhe Danimarkës.

Mick i cili u kthye nga Franca, ishte i detyruar të qëndronte i izoluar për dhjetë ditë, siç kërkohet nga rregullat e Mbretërisë së Bashkuar. Këngëtari i njohur është gjobitur me 10 mijë paund.

Vetëm 24 orë pas mbërritjes së tij në Londër, Jagger u pa në mesin e 60,000 tifozëve që mbërritën në stadium për të parë ekipin kombëtar duke mposhtur Danimarkën.

Këngëtari u fotografua gjatë rrugës për në zonën VIP, ku disa fansa e njohën dhe e ndaluan për autografe dhe selfie.

Sipas Daily Mail Online, Jagger tashmë kishte planifikuar të kthehej në Londër për të përfunduar rekordin e Stones, të planifikuar për në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat