Njerëzve s’po iu pëlqejnë dy gjëra në foton e rikthimit të ‘Sex and The City’

Mediale Vip

Njerëzve s’po iu pëlqejnë dy gjëra në foton e rikthimit të ‘Sex and The City’

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 09:04
‘Sex and The City’

Rikthimi i ‘Sex and The City’ bëri bashkë sërish ikonat e serialit, Carrie Bradshaw, Miranda Hobbes dhe Charlotte York. Foto e parë nga xhirimet e serialit u publikua së fundmi dhe duhet thënë që të gjithë fansat e ndjenë nostalgjinë.

Teksa prakalojnë në rrugët e New York si dikur, tre mikeshat duken të bukura dhe të freskëta. Ama fansat prap kanë disa komente. Një pjesë e tyre ndjejnë shumë mungesën e Samanthës pa të cilën rikthimi sipas tyre nuk ka kuptim.

Nga ana tjetër, jo pak është komentuar edhe Charlotte, e cila sipas shumë fansave është transformuar totalisht në fytyrë. Komente janë të tipit: “Pa Samantën. Jo faleminderit”. Apo: “Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Charlotte?!”

“And Just Like That…”, ka nisur nga xhirimet. Finalizimin po e presim, por me siguri do jetë shumë i bukur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat