Madonna mbështet publikisht Britney Spears

Mediale Vip

Madonna mbështet publikisht Britney Spears

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 09:29
Madonna, Britney Spears

Madonna ka shprehur publikisht mbështetjen për Britney Spears përmes disa postimeve në rrjete sociale. Këngëtarja e “Material Girl”, që ka bashkëpunuar me Spears në vitin 2003 për këngën “Me Against Music”, ka bërë deklaratë të forta për kufizimet në të cilat i është dashur të jetojë koleges së saj prej vitesh.

“Kthejini mbrapsht jetën kësaj gruaje. Skllavëria u shfuqizua shumë kohë më parë! Vdekje patriarkatit lakmitar që ua bën këtë grave prej shekujsh. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut! Britney po vijmë që të të nxjerrim nga burgu”, shkoi Madonna në rrjete sociale.

Ajo shpërndau këtë mesazh përmes një fotografie të saj, në të cilën shfaqej me një bluzë ku ishte stampuar emri i Britney Spears.

Madonna është personazhi i fundit që ka shfaqur publikisht mbështetjen për Britney Spears. Shumë personazhe të famshëm e kanë përkrahur hapur, duke kërkuar që ajo të lirohet sa më parë nga kujdestaria e të atit.

Kujtojmë se gjykata ka refuzuar kërkesën e Britney Spears për të hequr kujdestarinë e të atit. Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Detaje të mëtejshme se pse ajo mori këtë vendim nuk janë bërë të ditura, megjithëse një peticion i ri që kërkon lirinë e Spears pritet të paraqitet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat