Luftë mes ish-ash për Khloe Kardashian!

Mediale Vip

Luftë mes ish-ash për Khloe Kardashian!

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:50
Lamar Odom, Khloe Kardashian, Tristan Thompson

Khloe Kardashian ndodhet aktualisht në mes të një trekëndëshi dashurie. Ish-at e Khloe-s kanë nisur të luftojnë publikisht për dashurinë e saj dhe e gjithë kjo po ndodh në Instagram.

Khloe ka pulikuar së fundmi në rrjetet sociale një foto të saj shumë sensuale, ku shfaqet e veshur me bikini.

Tristan Thompson, i cili u nda me Khloe-n muajin e shkuar, vazhdon të flirtojë me të duke komentuar në fotot e yllit të televizionit. Ai komentoi me emojin e një zemre të kuqe dhe një fytyre me jargë, si për të treguar se ajo duket shumë tërheqëse dhe se ai po përpiqet t’i fitojë sërish zemrën.

Image
Insta

 

Por Tristan nuk është i vetëm që i ka komentuar Khloe-s. Ish-bashkëshorti i saj, Lamar Odom, po ashtu i komentoi “Hottie” (Seksi) shoqëruar me figurën e zjarrit, një fytyrë me sy me zemra dhe një zemre të kuqe.

Tristan i ka rënë në sy ky koment dhe i është kundërpërgjigjur Lamar në mënyrën më të ashpër.

Image
Insta

“Zoti të ktheu herën e parë. Luaj nëse dëshiron, rezultate të ndryshme”, i ka komentuar Tristan së bashku me dy emoji me supe të ngritura lart.

Ky mesazh ju rikujtoi të gjithëve mbidozën në vitin 2015-të, që për pak i mori jetën Odom. Ai konsumoi disa drogra dhe alkool e përfundoi në një spital në Las Vegas në gjendje të rëndë. Ish-basketbollisti qëndroi në koma për 3 ditë, para se të rikthehej sërish në jetë e të merrte frymë.

Image
Insta

Për shkak të kësaj ngjarje, Khloe e la divorcin me Lamar në pritje asokohe.

“E di ishte shumë konfuzuese për botën. Sepse unë isha me të, të gjithë mendonin se ne do të ktheheshim bashkë. Por ai nuk kishte askënd që mund të merrte një vendim të rëndësishëm mjekësor. Unë duhej të isha aty që të sigurohesha se ai do të mbijetonte. Kam mësuar se fuqia është mënyra e veteme për të përballuar të mirat dhe të këqijat dhe situata me Lamar ishte ajo ku gjeta fuqinë time”, është shprehur më herët Khloe për këtë ngjarje.

Më pas divorci mes tyre u finalizua në dhjetor 2016-të, 3 vite pasi ajo kërkoi që t’i jepte fund martesës me Odom. Ndërkohë, dy muaj më parë Lamar Odom tha se nuk flet më me Khloe-n për shkak të shumë sjelljeve dhe vendimeve të tij. Megjithatë duket se për momentin gjërat mes tyre janë më të qeta, për sa kohë Lamar ka nisur t’i komentojë Khloe-s në foto dhe po lufton për dashurinë e saj përballë Tristan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat