E pyeti përse mban tatuazh nëse je mysliman, Gold AG i përgjigjet ndjekësit

Mediale Vip

E pyeti përse mban tatuazh nëse je mysliman, Gold AG i përgjigjet ndjekësit

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:32
Gold AG

Ai tanimë është një nga artistët më të preferuar në estradën shqiptare dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për reperin nga Presheva, Gold AG, i cili njëherësh është mjaft aktiv e i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

I njëjti së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës së tij profesionale përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Ai është pyetur se përse mban tatuazh marrë parasysh se është një vepër e ndaluar në Islam dhe një nga mëkatet më të mëdha.

Image

“Përse ke tatuazh nëse je mysliman?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.

“Shyqyr që nuk shihen gabimet e tjera se tatuazhet i kishe harruar. Më mirë mysliman me tatuazh se mysliman pa namaz”, është përgjigjur Gold AG.

Arian Agushi (emri i vërtetë) shquhet si një besimtar i devotshëm dhe praktikues i fesë Islame. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat