Ish-presidenti amerikan festoi 75-vjetorin e martesës

Mediale Vip

Ish-presidenti amerikan festoi 75-vjetorin e martesës

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:53
Foto: Jimmy Carter dhe bashkëshortja e tij, Rosalynn/ AP

sh-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ka festuar të shtunën që shkoi 75-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Rosalynn.

Carter me këtë rast e ka falënderuar Rosalynnin duke i thënë se ajo ka qenë gjithmonë e duhura për të.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen e veçantë të të qenit gjithmonë gruaja e duhur që kam zgjedhur për jetën time”, ka thënë Carter në festën e 75-vjetorit të martesës, që është zhvilluar në shtëpinë e tyre në Plains të Georgias.

Rreth 300 miqë e anëtarë familjarë kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.

Ndërkohë, bashkëshortja e Carter, Rosalynn ka deklaruar me këtë rast se si kur ishte e re nuk ishte e interesuar aspak për lidhje derisa nuk kishte menduar ndonjëherë as për martesë.

“Nuk dija si të flisja me ta, nuk doja të dilja me ta”, ka thënë ajo duke aluduar meshkujt, derisa ka shtuar se jeta e saj ka qenë një aventurë e vërtetë prej që është njohur me Jimmyn.

Jimmy Carter ka shërbyer si president i SHBA-së nga 20 janari i vitit 1977 e deri më 20 janar të vitit 1981.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat