Nën ritmet e “Three Lions”, Dua Lipa shpreh mbështetjen për Anglinë: Po vjen në shtëpi

Mediale Vip

Nën ritmet e “Three Lions”, Dua Lipa shpreh mbështetjen për Anglinë: Po vjen në shtëpi

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 21:18
Dua Lipa

Sonte (e diel) në “Wembley Arena” zhvillohet ndeshja finale e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë.

Për herë të parë në historinë e Kampionatit Evropian, Anglia ka prekur finalen e madhe dhe potencialisht mund të fitojë, me çka i ka entuziazmuar në masë të madhe tifozët britanikë.

Mbështetjen për ekipin kombëtar po e shpreh edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Image

Dua e cila është lindur e rritur në Londër, ka publikuar në InstaStory një video të shkurtër të këngës së famshme “Three Lions” dedikuar ekipit anglez të njohur ndryshe si “Tre Luanët”, të interpretuar nga Naddiel, Skinner dhe Lighting Seeds.

Ndër vargjet e këngës, Lipa ka veçuar fjalinë “It’s coming home (Po vjen në shtëpi)”, një frazë që anglezët i referohen fitores së tyre të dëshiruar, për ta sjell trofeun në vendin ku edhe lindi futbolli si sport.

Ashtu si Dua, edhe këngëtarja tjetër shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, shprehur përkrahjen e saj për Kombëtaren e Anglisë.

Ajo publikoi në Instagram disa fotografi ku shfaqej mjaft provokuese, teksa pozonte e zhveshur dhe e mbuluar vetëm me fanellën e ekipit anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat