Scooter Braun ndahet nga bashkëshortja e tij

Mediale Vip

Scooter Braun ndahet nga bashkëshortja e tij

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 10:41
Yael Cohen dhe Scooter Braun

Manjati i muzikës, Scooter Braun, është ndarë nga gruaja e tij prej shtatë vjetësh, sipas Page Six.

Burimet thonë se Braun – i cili e bëri të famshëm Justin Bieber dhe u fut në një ‘luftë’ me Taylor Swift – thuhet se ka bërë një pauzë prej bashkëshortes.

Burimet theksojnë se megjithë thashethemet e vazhdueshme aktualisht nuk kanë plane që të divorcohen.

“Ata janë miq”, tha burimi.

Ata janë ende duke jetuar bashkë.

Burimet shtuan se ndarja e tyre ka qenë e njohur për miqtë për më shumë se një muaj.

Ata raportohet se filluan të dilnin në vitin 2013 dhe kanë tre fëmijë: Jagger, gjashtë vjeç, Levi, katër dhe Hart, dy vjeç.

Yael është themeluese e fondacionit F-k Cancer.

Scooter gjithashtu është menaxher edhe i yllit të muzikës pop, Ariana Grande. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat