Në ‘Trending’ në shumë vende të botës kënga nga Kida, Ledri dhe Butrinti

Mediale Vip

Në ‘Trending’ në shumë vende të botës kënga nga Kida, Ledri dhe Butrinti

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 17:17
Kida, Ledri dhe Butrinti

Ka pak ditë që është publikuar në treg por për këtë kohë ka arritur të pëlqehet në masë të madhe.

Bëhet fjalë për “Dale” – këngën e re të Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulës, që është shndërruar në hit të kësaj kohe.

Projekti, i lansuar më 3 korrik, deri më tani ka grumbulluar mbi 12 milionë klikime në platformën YouTube.

Madje është bërë ‘trend’ në Shqipëri duke zënë vendin e parë e po të njëjtin edhe në Zvicër.

Kënga ka zënë vendin e dytë në Suedi, të tretin në Maqedoni e të katërtin në Gjermani.

Projekti gjithashtu po dëgjohet edhe në Greqi, Itali, Norvegji, Slloveni, Finlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky është bashkëpunimi i parë i tre artistëve që ka marrë vëmendje të madhe që nga publikimi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat