“Gastronomia deri në orën 01:00”, Labi ka disa fjalë pas ndryshimit të masave

Mediale Vip

“Gastronomia deri në orën 01:00”, Labi ka disa fjalë pas ndryshimit të masave

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 20:24
Labi

Oda e Hotelierisë ka dalë me njoftim të ri.

Orë më parë Oda e Hotelierisë ka njoftuar opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë ka ndezur dritën jeshile për zgjatjen e orarit të gastronomisë.

Masat e reja parashohin që gastronomia të punojë deri në ora 01:00, ku me këtë orar do të operojnë edhe sallat e dasmave.

E këtij lajmi iu gëzua edhe Labi i cili përherë kishte qëndrim kritikues ndaj qeverive dhe masave në pandemi.

“Një qeveri me përgjegjësi të plotë.
Nuk ben dhe nuk e do Zoti qe dikush te punoje e dikush edhe pse ka oferta te demtohet. Me krenari kam paguar dhe ia pagauj shtetit tim tatimet.
Kur te ndalet le te ndalet per te gjithe, kur te fillohet puna le te filloje per te gjithe.
Urime dhe shpresojë shumë që edhe diskotekat do të fillojnë punën sepse edhe ata pronarë janë dëmtuar shumë.
Labi, Kosovë e Shqipërisë.”, ka shkruar këngëtari.

Theksojmë se Labi shquhet edhe për shpirtin e tij human ku në vazhdimësi i ndihmon popullit nevojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat