Aurela Gaçe lanson këngën “Çupa nga Vlora”

Mediale Vip

Aurela Gaçe lanson këngën “Çupa nga Vlora”

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 21:40
Aurela Gaçe

Aurela Gaçe e ka lansuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Çupa nga Vlora”.

Kënga me ritme verore është shoqëruar me videoklip dhe është prodhim i vet këngëtares.

Enis Mulaj qëndron prapa këtij realizimi, të cilit ia ka bërë muzikën dhe orkestrimin.

Tekstin e ka shkruar Nexhip Seraj së bashku me Aurelën, derisa incizimin, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Enis Mulaj.

Për anën vizuale është angazhuar Frame Production që e ka xhiruar videon muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat