Për herë të parë pushime si këto, me kë po e kalon verën Jonida Maliqi?

Mediale Vip

Për herë të parë pushime si këto, me kë po e kalon verën Jonida Maliqi?

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 07:06
Jonida Maliqi

Jonida Maliqi ishte e ftuara e parë për këtë sezon të ri të emisionit “Pushimet on Top”. Në një intervistë me autoren dhe moderatoren Ori Nebijaj, këngëtarja e njohur foli edhe për jetën e saj private.

Bukuroshja zbuloi për “Pushime On Top” se aktualisht është ‘single’ dhe këto janë pushimet e para që kalon vetëm. Mirëpo, Jonida theksoi se verën do e kalojë me familjen dhe shoqërinë e saj.

“Pushimet më të mira janë me familjen. Unë gjithmonë kam pushuar me familjen. Pushime me goca, pushime dyshe jo. Treshe e lart, katërshe (qesh), mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri...

Në fakt, mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm. Kam nevojë t’i shijoj vetëm”,- tha Jonida. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat