Kourtney Kardashian dhe Travis Barker na e treguan dashurinë midis tyre në një formë të tepruar, sipas ndjekësve

Mediale Vip

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker na e treguan dashurinë midis tyre në një formë të tepruar, sipas ndjekësve

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 07:15
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker sapo na treguan mënyrën se si ‘ndeshen’ me njëri-tjetrin në UFC.

Të shtunën në mbrëmje, ylli Keeping Up With the Kardashians, 42 vjeç dhe bateristi Travis Barker, 45 vjeç, morën pjesë në ndeshjen UFC 264 në Las Vegas, ku ata na treguan në një mënyrë të zjarrtë dashurinë, duke mos u kursyer aspak, për njëri-tjetrin.

Ndërsa një aparat fotografik i drejtohej Kardashian dhe Barker të cilët po shijonin festën e mbrëmjes, kapën momentin, duke i dhënë rrjetit një kontent sa pasionant aq edhe të tepruar, sipas ndjekësve.

Në Instagram, Kardashian tregoi pamjen e saj të mbrëmjes, duke postuar një seri të fotografive vetjake në një dhomë hoteli.

Të famshëm të tjerë të pranishëm gjatë ndeshjes ishin dhe Justin Bieber dhe Dave Chappelle, ndër të tjerë. I pranishëm ishte edhe ish-presidenti Donald Trump, i cili u prit me brohoritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat