Stresi konfirmon ndarjen nga Keisi

Mediale Vip

Stresi konfirmon ndarjen nga Keisi

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:29
Stresi dhe Kejsi

Lidhja e Stresit me Keisin kanë qenë ndër më të përfolurat në showbizin shqiptar përgjatë kësaj kohe.

Ndarjet e ribashkimet me njëri-tjetrin kanë qenë të shpeshta, gjersa Stresi së fundmi i ka dhënë fund të gjitha aludimeve.

Derisa ka pranuar një mesazh nga një ndjekës duke pyetur se si është Keisi, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) konfirmon se është ndarë nga partnerja e tij.

Image

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju”.

“Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, ka qenë përgjigja e artistit.

I njëjti këto ditë është duke shijuar suksesin e projektit të ri “Unë foli i fundit”, në të cilin ka bërë ‘diss’ kolegëve.

Kënga për pak ditë ka mbledhur mbi një milion klikime në YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat