E frymëzuar nga vajza e saj, aktorja e njohur kthehet në tullace

Mediale Vip

E frymëzuar nga vajza e saj, aktorja e njohur kthehet në tullace

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:53
Jada Pinkett Smith me vajzen

Jada Pinkett Smith sapo u shfaq me një pamje të re të guximshme frymëzuar nga vajza e saj!

Të hënën, aktorja ndau një foto në Instagram, me vajzën 20-vjeccare Willow Smith, ku zbulon look-un e ri.

"Willow më bëri ta bëj sepse ishte koha të lirohesha. Të 50-at e mia do të duken fantastike me këtë pamje.", mbishkroi ajo në postim.

Willow, e cila gjithnjë ka suprizuar duke eksperimentuar me modele të tilla flokësh, ishte e para që zbuloi veprimin e ri të nënës së saj, duke postuar të njëjtën foto me shkrimin, "Një dhuratë është e pastër kur jepet nga zemra në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, dhe kur nuk presim asgjë në kthim".

Në vitin 2018, Jada foli në lidhje me problemet e saj me humbjen e flokëve, gjatë një episodi të Red Table Talk, ku tha: "Ishte e tmerrshme kur rënia më filloi për herë të parë. Unë isha në dush një ditë dhe kisha vetëm një grusht flokësh në duar dhe thash, 'O zot, do të bëhem tullace?'

"Ishte një nga ato periudhat në jetën time ku dridhesha nga frika. Kjo është arsyeja pse unë i pres flokët, dhe pse vazhdoj t'i pres ato," shtoi ajo.

Kështu që së fundmi, aktorja vendosi ‘të shpëtojë’ tërësisht nga flokët.

Will Smith është mësuar me zgjedhjet e vajzës së tij, por jemi kuriozë se si e ka pritur këtë vendim të partneres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat