Elhaida Dani rrëfen momentin kur i tha vetes ‘’stop’’

Mediale Vip

Elhaida Dani rrëfen momentin kur i tha vetes ‘’stop’’

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:29
Elhaida Dani

Elhadia Dani është padyshim këngëtarja e trofeve, e cila ka arritur të triumfojë në festival e kompeticione të mëdha jo vetëm në Shqipëri.

28-vjeçarja e ftuar te Rudina foli për karrierën e saj dhe u ndal tek garat.

Ajo theksoi se pas Eurovisionit në 2015-ën e ka ndjerë veten si kalë garash dhe duhet të ndalonte.

“E kam filluar karrierën time vetëm me festivale, vetëm me konkurse e gara, derisa arriti një pikë pas Eurovisionit që ndihesha jo si një këngëtare por si një kalë garash që e merrje dhe vinin baste mbi ty e ti duhet të fitoje. Pas Eurovisionit e ndjeva që ishte momenti të ndaloja. Nuk mund të shijoja artin tim nëse ndjehem gjithmonë në kompeticion me dikë tjetër”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat