Mikja e Orindës ka gati dhuratën e veçantë për bebushen e moderatores

Mediale Vip

Mikja e Orindës ka gati dhuratën e veçantë për bebushen e moderatores

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:20
Orinda Huta

Orinda Huta po shkon drejt fundit të pritjes së ëmbël dhe për këtë rast ka treguar disa detaje të vogla nga përgatitjet e deritanishme, ku mësuam se dhoma e vogëlushes nuk do të jetë ngjyrë rozë siç jemi mësuar ta shohim, por është minimaliste dhe me piktura në formë reje.

Gjithashtu ajo sot ka publikuar disa detaje nga veshjet e ëmbla të vogëlushes që do të vijë në jetë së shpejti si dhe qëndismat që mesa duket po ja bën shoqja e saj, gazetarja Iva Tiço.

Po ashtu ajo ka realizuar ditë më parë një set shumë të ëmbël fotografik. Moderatorja ka publikuar ditën e sotme disa imazhe të saj bardh e zi, që do të mbeten si kujtimi më i bukur nga kjo periudhë kaq e veçantë në jetën e saj.

Image
Insta

Ajo ka treguar se të gjithë shtatzëninë e ka shijuar shumë dhe se lumturohet ende për çdo lëvizje të bukuroshes së saj në bark. Ashtu siç ka thënë edhe Turjani më herët, Orinda ka konfirmuar se emri i vogëlushes së tyre do të filloj me germën A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat