Në një video shihet Justin Bieber duket i bërtitur bashkëshortes së tij pas një performance

Mediale Vip

Në një video shihet Justin Bieber duket i bërtitur bashkëshortes së tij pas një performance

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Justin Bieber është xhiruar duke i bërtitur bashkëshortes së tij, Hailey, pas një performance në fundjavën që lamë pas.

Këngëtari kishte interpretuar në një klub nate në Las Vegas së bashku me Diplon dhe më pas ka ndodhur ‘incidenti’ që është shpërndarë në masë të madhe në internet.

Bieber, i cili është i martuar qe dy vite me modelen e njohur, shihet duke bërë gjeste me duar ndërkohë që bisedon me partneren e tij.

Justin dhe Hailey po shoqëroheshin nga shumë pjesëtarë të sigurimit përgjatë korridorit të kazinosë, ndërkohë që fansave të pranishëm ua ka tërhequr vëmendjen reagimi i këngëtarit të famshëm.

Megjithatë, disa nga të pranishmit kanë reaguar në rrjetet sociale duke thënë se ai nuk i bërtiste modeles, porse kishte reaguar plot adrenalinë pas një performance të zjarrtë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat