Për herë të parë pas pesë vitesh Shakira do të vijë me këngë anglisht

Mediale Vip

Për herë të parë pas pesë vitesh Shakira do të vijë me këngë anglisht

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Shakira ka paralajmëruar lansimin e projektit të ri muzikor me titull “Don’t Wait Up” që pritet të dalë në treg më 16 korrik.

Kjo do të jetë kënga e parë në anglisht e këngëtares kolumbiane që nga viti 2016 dhe do të publikohet të premten.

44-vjeçarja la të kuptohet për një publikim të ardhshëm në fillim të kësaj jave duke ndryshuar fotografitë në profilet e saja në rrjetet sociale.

Ajo njoftoi për materialin e ri muzikor përmes një video-bisede në telefon që përfundonte me fjalinë “Don’t Wit Up” duke aluduar në titullin e këngës.

Njoftimi nuk ishte shumë befasi, duke qenë se Shakira ka punuar në këngë të reja që nga fillimi i vitit 2020, kur siguroi fansat se ishte produktive gjatë periudhës së karantinës.

“Don’t Wait Up” pritet të jetë kënga kryesore nga albumi i 12-të i Shakiras, të cilit akoma nuk i ka vënë titull. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat