Chrissy Teigen thotë se është në depresion pas skandalit të bullizmit dhe kërkon të flasë me fansat

Mediale Vip

Chrissy Teigen thotë se është në depresion pas skandalit të bullizmit dhe kërkon të flasë me fansat

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 18:32
Chrissy Teigen

Chrissy Teigen ka publikuar një shkrim të gjatë në Instagram, duke treguar sa keq ndihet pas skandalit të bullizmit që u bë publik kohët e fundit. Ajo thotë se është në depresion dhe se dëshiron të komunikojë me fansat.

"Nuk e di vërtet çfarë të them këtu", -shkroi Teigen në një foto të këmbëve, e veshur me xhinse dhe shtrirë në divanin e saj, para se të shpjegonte se ndihet çuditshëm të pretendojë se asgjë nuk ndodhi në botën e internetit.”

"Ndihem si plehrë në jetën reale. Të dal jashtë ma shpif dhe nuk ndihem mirë. Ndërsa qëndrimi në shtëpi vetëm më bën të ndihem edhe shumë në depresion. Por e di që sido që po e përballoj këtë tani, nuk është përgjigjja e duhur. Ndihem e humbur dhe kam nevojë të gjej vendin tim përsëri, duhet të dal nga kjo gjë. Dëshiroj dëshpërimisht të komunikoj me ju, në vend që të pretendoj se gjithçka është në rregull," –thaTeigen.

Ajo foli rreth situatës së përjetuar, duke treguar se ishte shumë e vështirë, por që i mësoi shumë.

"Gjithë çka di është se ju dua, më ka marrë malli për ju dhe thjesht më duhej një moment i sinqertë me ju, sepse unë thjesht jam lodhur nga e gjithë kjo. Unë as nuk e di nëse është mirë t’i them gjithë këto, por nuk e di… Nuk mund të qëndroj më e heshtur!"

Teigen përjetoi një situatë të vështirë pak muaj më parë, kur Courtney Stodden foli për komentet e rënda që Teigen bëri për të në internet. Edhe stilisti Michael Costello akuzoi Teigen për sjellje të ngjashme bullizuese. Teigen kërkoi falje për sjelljen e saj të dikurshme, megjithëse edhe ajo, edhe burri i saj John Legend, kundërshtuan pretendimet e Costello-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat