Kim flet për ankthin pas karantinës dhe e krahason me sulmin në Paris: Kisha frikë të dilja

Mediale Vip

Kim flet për ankthin pas karantinës dhe e krahason me sulmin në Paris: Kisha frikë të dilja

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 18:54
Kim Kardashian

Në një video të re, shkëputur nga Keeping Up With The Kardashians, Kim ka folur për ankthin e përjetuar pas karantine.

Ajo i rrëfeu Khloe-s si pandemia e koronavirusit dhe karantina pasuese ndikuan te gjendja e saj pas grabitjes traumatike në Paris në vitin 2016.

Ndërsa dy motrat po vizitonin shtëpinë e tyre të pushimeve në Malibu, Kim u shpreh:

"Kam ardhur në Malibu jo shumë kohë më parë dhe shkova në Nobu. Unë nuk jam larguar nga shtëpia ime që nga karantina. Isha aq e frikësuar. Njerëzit po përpiqeshin të arrinin te Kanye, të flisnin me të dhe të vinin tek unë e të kërkonin foto".

"Është çmenduri që njerëzit ndihen kaq rehat për t’u afruar me dikë", -u shpreh Khloe.

Tufa e fansave dhe paparacëve i shtuan stresin Kim-it. Dalja e saj e parë pas karantinës ia çoi ankthin në një nivel tjetër.

"Ndieja sikur kisha agorafobi*, pas grabitjes time në Paris," vazhdoi Kim. "Doja të qëndroja brenda patjetër, e urreja të dilja. Nuk doja që askush ta dinte se ku isha dhe nuk doja të më shihnin."

Pandemia e koronavirusit ndikoi për keq në procesin e shërimit të Kim.

"Unë ndjeva sikur po kthehesha mbrapa. Sapo kisha shkuar në Paris, sapo fillova të udhëtoja dhe më pas ndodhi karantina dhe isha si e frikësuar përsëri dhe nuk doja të dilja më", pranoi Kim.

Për Kim sulmi i vitit 2016 ishte gjëja më e frikshme që kishte përjetuar ndonjëherë, madje ajo besoi se do të humbte jetën.

*agorafobia - frika ekstreme ose irracionale për të hyrë në vende të hapura ose të mbushura me njerëz, për të dalë nga shtëpia, ose për të qenë në vende nga të cilat dalja është e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat