Tristan e kërcënoi për komentin në foton e Khloe-s, reagon Lamar Odom

Mediale Vip

Tristan e kërcënoi për komentin në foton e Khloe-s, reagon Lamar Odom

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 18:59
Tristan, Khloe, Lamar

Lamar Odom nuk do ta vazhdojë sulmin ndaj Tristan Thompson, por tha se gjërat mund të kishin shkuar keq pas përplasjes së tyre virtuale në komentet e postimit të ish-it të tyre, Khloe Kardashian (historinë e plotë e lexoni këtu).

"Ai nuk më njeh vërtet," tha Odom për TMZ. "Çfarë tha Jezusi? ‘Zot, fali ata për ato që nuk dinë’! Kështu që ai nuk më njeh vërtet, sepse kjo mund të ishte shndërruar në diçka me të vërtetë të shëmtuar."

Pavarësisht nga komenti i rëndë i Tristan ndaj tij, Odom tha se nuk do t'i çojë gjërat më tej sepse Thompson, "është një njeri me ngjyrë, është në NBA, kështu që, në fund të ditës, janë vëllezër”.

"Thjesht do ta lë me kaq. Ai bëri një gabim duke e thënë atë gjë”.

Pasi e quajti Thompson "budalla", Odom shtoi se ai nuk preket më nga fjalët e të tjerëve dhe i uroi më të mirën.

Gjithçka lindi nga një koment i Odom në foton e Khloe-s, ku ai e komplimentonte duke shkruar edhe zemra për të. Duke e bërë tag, Thompson iu drejtua Odom me fjalët:

“Zoti të ktheu herën e parë. Luaj nëse dëshiron, rezultate të ndryshme.”

Tristan iu referua gjendjes kritike për jetën që kaloi Odom, pas një mbidoze në Las Vegas, në tetor të vitit 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat