Eni Koçi i dedikon fjalët më të ndjera Gencit për ditëlindje

Mediale Vip

Eni Koçi i dedikon fjalët më të ndjera Gencit për ditëlindje

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:36
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar.

Ditën e sotme, Genci feston 40 vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë për të, ai ndau me ndjekësit një fotografi të rrallë nga fëmijëria e tij.

Mes urimeve të shumta, nuk ka munguar as një mesazh i ndjerë nga partnerja e tij, Eni Koçi.

Eni ka publikuar një foto ku shihet krah Gencit, ku ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Për burrin tim të mrekullueshëm, i cili më surprizon gjithmonë. Ti je shoku im më i mirë dhe dashuria ime përgjithmonë! Të dua me gjithë zemër. Ps: Doja të të bëja diçka shumë të veçantë për ditëlindjen tënde dhe pastaj u kujtova se ti tashmë më ke mua.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat