Lamar Odom i kundërpërgjigjet publikisht Tristan Thompson

Mediale Vip

Lamar Odom i kundërpërgjigjet publikisht Tristan Thompson

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 16:00
Tristan Thompson, Khloe Kardashian, Lamar Odom

Para disa ditësh Khloe Kardashian postoi në rrjetet sociale një foto të saj shumë sensuale, ku shfaqej e veshur me bikini. Pas publikimit ish-bashkëshorti, Lamar Odom i komentoi “Hottie” (Seksi) shoqëruar me figurën e zjarrit, një fytyrë me sy me zemra dhe një zemre të kuqe. Mirëpo më pas ai u përball me një koment dhe një “kërcënim të ashpër nga ana e Tristan Thompson.

“Zoti të ktheu herën e parë. Luaj nëse dëshiron, rezultate të ndryshme”, i komentoi Tristan së bashku me dy emoji me supe të ngritura lart.

Megjithëse njerëzit prisnin një përgjigje nga Lamar, duket se ky i fundit nuk ka ndërmend të bëjë këtë gjë dhe ta përkeqësojë situatën.

“Ai nuk më njeh. Çfarë thotë Jezusi ‘Zoti fali për gjërat që nuk dinë’, kështu që ai nuk më njeh, sepse kjo mund të kishte shkuar shumë më keq”, është shprehur Lamar për “TMZ”, teksa ka shtuar se Tristan është një burrë me ngjyrë, pjesë e NBA dhe në fund të ditës ata janë vëllezër me njëri-tjetrin.

“Do ta lë këtu. Ai bëri gabim duke e thënë atë gjë”, është shprehur Odom. Ai ka shtuar se nuk e prekin më fjalët e të tjerëve dhe i ka uruar Tristan më të mirat.

Ndërsa i pyetur në lidhje me tradhtitë e shpeshta të Tristan, Lamar është përgjigjur se nuk i takon atij ta gjykojë për këtë pjesë, sepse dhe ai vetë ka bërë të njëjtën gjë më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat