Kushtet e punës në fabrikën e Kylie Jenner s’qenkan aspak të mira

Mediale Vip

Kushtet e punës në fabrikën e Kylie Jenner s’qenkan aspak të mira

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 09:57
Kylie Jenner

Ish-punonjësit e produkteve kozmetike të Kylie Jenner paskan qenë shumë të pakënaqur me kushtet e punës në fabrikë dhe për këtë arsye kanë zgjedhur që t’i tregojnë publikisht.

Sipas rrëfimeve, Kylie herë pas here i vizitonte bashkë me nënën për të kontrolluar prodhimin e produkteve të saj.

‘’Përpara se të vinin ato, mbikëqyrësit tanë do të na thoshin: ‘Ju nuk lejoheni të flisni me ta, supozohet të vazhdoni të punoni, ju nuk keni të drejtë të bëni asnjë fotografi ose t’iu bëni ndonjë pyetje atyre”.

 “Mbikëqyrësit do të thoshin: ‘Mos flisni me to, madje as mos i shikoni ato’”, tha një tjetër punonjëse.

Ato thanë se ndiheshin shumë të lodhur pasi ishin të detyruar t’i plotësonin kuotat e prodhimit deri në 1,200 produkte çdo ditë.

“Gjithçka duhej të bëhej në mënyrë perfekte dhe nëse nuk do të ishte, mbikëqyrësit do ta hidhnin në fytyrën tuaj sikur të ishe plehrë. Nëse nuk do të shkonit në kohë, do të pushoheshit nga puna”.

Ish-punonjësja tregoi se mbikëqyrësi i saj hodhi të gjitha produktet e saj në plehra, duke e detyruar atë të fillonte nga e para.

Një tjetër tregoi se punonte me turne tetë-orëshe, por shpesh u bëhej presion i madh për të punuar në fundjavë nga frika e pushimit nga puna.

Image
Kylie Jenner
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat