Producenti legjendar i futet edhe botës së filmit

Mediale Vip

Producenti legjendar i futet edhe botës së filmit

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 12:51
Rick Rubin

Producenti legjendar, Rick Rubin, ka vendosur t’i zgjerojë ambiciet e tij në film dhe televizion pasi ka nënshkruar një kontratë të re si producent.

Rubin do ta zgjerojë studion e tij, Shangri La Recording Studios, me krijime për ekran të argjendtë dhe atë të vogël në partneritet me Endeavor Content, sipas NME-së.

Ndërkaq Variety raporton që marrëveshja totale do t’i bëjë bashkë Rubinin dhe produksionin Film 45 të Peter Bergu-t.

Ndërkaq punën zhvillimore do ta udhëheqë Leila Matitmore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat