Eni Koçi tregon si i ka raportet me djalin e Gencit

Mediale Vip

Eni Koçi tregon si i ka raportet me djalin e Gencit

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 09:16
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Genc Prelvukaj, 15 vite më i madh se Eni, ka qenë i martuar më parë, martesë nga e cila ka edhe një djalë adoleshent, Gjinin. Në një "pyetje-përgjigje" në Instagram, ndër të tjera këngëtarja foli edhe për raportin që ka me djalin e këngëtarit, sot 16 vjeç.

"Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni gjithë familjen e tij pa përjashtim."

Ndonëse është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes mediatike, Genci hera-herës ka publikuar foto me të birin.

Nisur nga divorci i mëparshëm i këngëtarit, nëpër media është përfolur edhe se prindërit e Eni Koçit nuk kanë qenë dakord për lidhjen e tyre, thashetheme të cilat çifti i hodhi poshtë në “Xing me Ermalin”. Prelvukaj, atëherë theksoi se ka një raport shumë të mirë me prindërit e partneres.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat