Dorian Ramaliu zbulon publikisht gjininë e bebit dhe ‘kërkon ndihmë’

Mediale Vip

Dorian Ramaliu zbulon publikisht gjininë e bebit dhe ‘kërkon ndihmë’

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 06:28
Dori dhe Iva

Pak javë pasi kanë zbuluar se do të bëhen prindër, aktori dhe moderatori i “Fiks fare”, Dorian Ramaliu” dhe bashkëshortja e tij, Iva, kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës së parë.

Të ftuar në programin veror “Pushime on Top”, në Top Channel, Dori dhe Iva vendosën ta tregojnë publikisht gjininë e bebit: “Me thënë të drejtën, edhe unë, edhe Iva kemi qejf për vajzë. Unë e di gjininë e bebit, por kemi qejf shumë për vajzë…” – tha Dori pak para se të zbulonin se fëmija i parë do të ishte djalë.

Edhe pse kishin dëshirë që të bëheshin prindër të një vajze, dy prindërit në pritje janë njëlloj të lumtur edhe për djalë, por për emrin ende nuk kanë vendosur. Siç tha Dori, emrin nuk e kanë gjetur ende, ndaj “kërkojmë ndihmën tuaj”.

Natyrisht, kriteret janë: emër i veçantë dhe i shkurtër, që të mbahet mend lehtë nga të gjithë.

Kush është gati për të propozuar emra?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat