Në ditëlindjen e vajzës Rona Nishliu publikon për herë të parë fëmijët!

Mediale Vip

Në ditëlindjen e vajzës Rona Nishliu publikon për herë të parë fëmijët!

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 15:30
Rona Nishliu me familje

Në familjen e këngëtares Rona Nishliu sot ka festë. Noa, Gëzimi i parë i çiftit feston ditëlindjen e dytë dhe mami Rona si rrallëherë na njohu me disa foto të bukura të portretit familjar.

“Noa jetuki ime, sot dy vjet erdhe në krahët e mi dhe prej asaj dite më dhe miliona arsye ta jetoj çdo sekondë me gëzim! Gëzuar ditën tënde Noa, gëzime paç përherë, e dashuria dhe mirësia të burofshin pa shterim nga zemra jote e vogël. Paç fëmijëri plot ngjyra, gjallëri dhe emocione. Të dua bebushki ima, dhe do të dua gjithmonë, me gjithë fuqinë e zemrës që rreh për ty!”, shkruan Rona përbri një postimi prej tri fotosh në instagram

Rona dhe bashkëshrti mirëpritën në jetën e tyre fëmijën e dytë në Dhjetor të vitit të kaluar.

Image
Noa

Duket se familja është më e plotësuar se kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat