Aurela Gaçe publikon si rrallëherë një foto me vajzën e saj të vogël

Mediale Vip

Aurela Gaçe publikon si rrallëherë një foto me vajzën e saj të vogël

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 19:50
Aurela Gaçe

Vajza e vogël e Aurela Gaçes është rritur dhe tani po shijon ditët e nxehta të verës bashkë me mamushen e saj, e cila na ka ëmbëlsuar ditën me imazhet e publikuara së fundmi në Instagram.

Këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj momentin kur ajo dhe e bija po kënaqen në blunë e detit.

“Jeta e vogël e mamës, Abigail, gëzimi i babit, falenderuese”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së rrallë.

Kujtojmë se në shtator të vitit që lamë pas, artistja ka festuar 7-vjetorin e martesës së saj, që u mbajt në 20 shtator 2013. Këngëtarja shqiptare publikoi një foto nga dasma e saj ku shfaqet me bashkëshortin Skerdi dhe vajzën e saj. Ajo ka kujtuar festën e asaj dite, kur ka kërcyer e kënduar bashkë me frytin e dashurisë së tyre, Grace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat