Megan Fox thotë se ka hequr dorë nga alkooli pas intervistës famëkeqe në Golden Globes

Mediale Vip

Megan Fox thotë se ka hequr dorë nga alkooli pas intervistës famëkeqe në Golden Globes

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:33
Megan Fox

Megan Fox hoqi dorë nga alkooli pasi kishte pirë më shumë se ç’duhej në Golden Globes 2009, gjë që solli disa komente të tepruara nga ana e saj në tapetin e kuq.

Aktorja 35-vjeçare tha së fundmi se ajo kishte pirë disa gota në një event, ku tha se ishte ulur me Blake Lively dhe tre vëllezërit Jonas.

"Tani nuk pi dhe kjo është arsyeja: Unë isha agresive dhe thashë shumë gjëra që nuk duhej t’i kisha thënë në tapetin e kuq. Mendoj se i kam hapur vetes shumë telashe për çdo gjë që kam thënë në tapetin e kuq në atë event," –tha Fox në një intervistë për Who What Wear. "Nuk e mbaj mend pse, por e di që ka ndodhur. Ju mund ta shikoni”, shtoi aktorja.

Para Golden Globes atë vit, Fox dha një intervistë për Giuliana Rancic të E!News. Ajo foli me Rancic për ndjesitë e pasigurisë dhe tha: "Unë vërtet e dua gjoksin e saj", duke iu referuar Salma Hayek.

Kur Rancic e quajti Fox "një nga vajzat më sexy në showbiz", aktorja bëri një shaka se ajo ishte një sozi e Alan Alda, para se të shtonte: "Unë jam një burrë".

Ajo vazhdoi të deklarojë se sa pasiguri kishte, duke shtuar:

"Po më vjen për të vjellë tani. Jam shumë e tmerruar që jam këtu.”

Kur u pyet nëse i dashuri i saj i atëhershëm, Brian Austin Green, ishte atje, ajo i tha Rancic:

“Ai nuk dëshiron të jetë shoqëruesi im. Ai është një mashkull - ai ka një ego. Unë mendoj se ai ndoshta po merret me muzikë; Nuk mendoj se i intereson të shikojë shfaqjen. "

Fox përmendi gjithashtu që kishte një bel 60 cm që ajo çfarë s’bëri për ta arritur, përfshirë dieta strikte, para se të shtonte se po bënte shaka, pasi ka bërë shumë pilates.

Nuk është për t'u çuditur që pas kësaj, Fox hoqi dorë përfundimisht nga alkooli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat