Princ1 pas rekordin me “Dasmë” ka gati projektin e ri muzikor

Mediale Vip

Princ1 pas rekordin me “Dasmë” ka gati projektin e ri muzikor

Nga: Maksim Gjoka Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:13
Ani Vladi

Ani Vladi është artisti i ri por me plot hite, e në fakt emri i tij në muzikë është Princ1.

Ne mësojmë se këngëtari dhe producenti pas super suksesit që kishte me këngën " Dasmë" duke u dëgjuar shumë në kohën e pandemisë ai ka gati një super projekt.

Kënga që do të quhet "Oki" vjen këtë fundjavë me një super klip e ku për këtë këngë ai ka bashkëpunuar me 2 kompozitorë me Unik Beatz dhe Alandy.

Mësojmë se teksti i këngës është shkruar nga vetë Princ1 e videoklipi është punuar nga një ndër kompanitë më të suksesshme në Shqipëri nga Max Production.

Princ1 menaxhohet mjaft mirë nga Leonard Valbona.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LEONARD (@leonardvalbona)

Artisti i shumë hiteve ka lindur në Lurë të Dibrës por jeton në Tiranë ndërsa pritet të pushtojë verën me projektin e tij më të ri në muzikën Hip-Hop Dancehall ashtu siç kishte thyer rekord klikimesh dhe dëgjueshmërie në karantinë me projektin paraardhës "Dasmë".BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat