Sot princ George bën 8 vjeç, një ndryshim i rëndësishëm do ndodhë në jetën e tij

Mediale Vip

Sot princ George bën 8 vjeç, një ndryshim i rëndësishëm do ndodhë në jetën e tij

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:32
Prince George

Prince George mbush 8 vjeç dhe urimet nga familja mbretërore e shumë fansa nuk kanë ndaluar gjatë gjithë ditës.

Nga mbretëresha, tek gjyshërit dhe të afërm, urimet më të ëmbla u bënë bashkangjitur një fotoje të re të princit që në të ardhmen do bëhet mbret i Britanisë. Foto është realizuar nga nëna e tij, Dukesha e Cambridge.

8-vjetori i tij vjen me ndryshime të mëdha, pasi rregullat mbretërore përcaktojnë që çdo djalë i familjes mbretërore në këtë moshë duhet të heqë pantallonat e shkurtra dhe kodi veshjes përshtatet me një të rritur.

E thënë ndryshe, paraqitja e Princit nga sot e tutje do jetë shumë më e rritur. Sipas ekspertëve, George do ndjejë një tjetër lloj vetëbesimi vetëm prej mënyrës si do e shohë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat