Dikush po shet qese me ajër nga koncerti i Kanye West

Mediale Vip

Dikush po shet qese me ajër nga koncerti i Kanye West

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 18:55
Kanye West

Mesa duket, çdo gjë rreth Kanye West nuk është e lirë. Edhe ajri rreth tij kushton.

Besojeni ose jo, një fans i reperit, dukshëm po aq kreativ sa ai, po shet një qese hermetike për të cilën pretendon se është e mbushur me ajër nga eventi i fundit i organizuar nga Kanye, ku prezantoi albumin e shumëpritur, “Donda”.

Kanye performoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për të promovuar albumin, që do të publikohet më 6 gusht. Një fans “përfitues”, @imacanon16canz, vendosi të ndiqte trendin e “ajrit në shishe”.

Image

Çmimi fillestar nisi me $1,025 dollarë më 23 korrik, ndërsa tani oferta e fundit është $3,950. Qesja është planifikuar të shitet më 28 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat